Barcelona ka bërë ofertën e parë për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic.
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique e dëshiron edhe një sulmues për edicionin e ri, pasi dëshiron konkurrencë për sulmuesin Luis Suarez.
Drejtuesit e skuadrës deri me tani kanë dështuar të transferojnë një të tillë, pasi ata kanë preferuar skuadra më të vogla, por ku mund të luajnë më shumë.
Tashmë në listën e Barcelonës është sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, për të cilin Barcelona ka bërë ofertë prej 10 milionë eurosh, shkruan Mundo Deportivo.
Mandzukic në të kaluarën ka luajtur në La Liga, sa ishte pjesë e skuadrës Atletico Madrid. /Express/