Barcelona do të bëjë edhe një ofertë të re për mesfushorin e talentuar të Nice, Jean-Michael Seri, gjatë afatit kalimtar dimëror.
Sport raporton se Seri ishte zhgënjyer me dështimin e Barcelonës për të vazhduar me marrëveshjen e propozuar në vlerë 40 milionë euro gjatë verës për shkak se klubi katalan ishte në ndjekje të Philippe Coutinho dhe Angel Di Maria, transmeton Express.
Megjithatë, Barça nuk e ka humbur interesimin për Serin, për të cilin pritet të bëjë ofertë të re në janar. /Express/