Marc-Andre ter Stegen nuk do të jetë pjesë e Barcelonës për ndeshjen ndaj Alavesit, e cila luhet sonte nga ora 20:30.
Barcelona ka njoftuar se Marc-Andre ter Stegen do të mungoj në ndeshjen ndaj Alavesit për shkak të një lëndimi.
Ai ka lënduar komben e djathtë, por sipas klubit ky lëndim nuk është serioz, përcjell Gazeta Express.
Ende është në dyshim nëse Ter Stegen do të jetë pjesë e Barcelonës në ndeshjen ndaj Celticut, e cila luhet të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Kurse, ndaj Alavesit pritet të aktivizohet përforcimi i ardhur nga Ajax, Cillessen ose Masip.
Lojtarët e ftuar nga Luis Enrique për ndeshje ndaj Alavesit
Cillessen, Masip, Rakitic, Sergio, Denis, Arda, Iniesta, Suárez, Messi, Neymar Jr, Rafinha, Mascherano, Paco Alcácer, Jordi Alba, Digne, Aleix Vidal, Umtiti and Mathieu.
