Sport

Barcelona kërkon mesfushorin e Interit

Barcelona dhe PSG janë duke u interesuar për mesfushorin e Interit, Geoffrey Kondogbia
Geoffrey Kondogbia mund të largohet gjatë kësaj vere nga Inter, pas interesimit të disa skuadrave të mëdha evropiane.

Fillimisht për lojtarin interesim kishte shprehur Valencia, por sipas vëllait dhe agjentit të tij, Evans Kondogbia, atë e kanë kontaktuar edhe Barcelona dhe PSG.

“Geoffrey është lojtar i madh dhe natyrisht që shumë skuadra interesohen për të. Kontaktet për të janë të vërtetë, madje edhe të PSG-së dhe Barcelonës, të cilat na kanë telefonuar, por asgjë më shumë”, tha Evans për Tuttomercatoweb. /Express/