Tousart Lucas, ky është lojtari që po e monitoron Barcelona dhe e dëshiron në “Camp Nou” në janar.
Largimi i Xavi Hernandez dhe jo forma e mirë e Andres Iniestas për shkak të moshës, ka bërë që Barcelona të humbas cilësinë në mesfushën, që e kishte me këtë dyshe vite më parë.
Kjo ka bërë që katalanët të shfaqin interesim për talentin e Lyon, Tousart Lucas, raporton “Mundo Deportivo”, transmeton Gazeta Express.
21 vjeçari është shndërruar në shtyllën kryesore të Lyon, duke e mbuluar me shumë sukses hapësirën e krijuar me largimin e Corentin Tolisso drejt Bayern Munich. /Gazeta Express/