Barcelona ka hyrë në garë për transferimin e mesfushorit të Real Betisit, Dani Ceballos
E përditshmja sportive katallane, Sport, ka zbuluar se Barcelona do t’i bëjë konkurrencë Real Madridit për transferimin e mesfushorit të Real Betisit, Dani Ceballos.
Ceballos, i cili po shkëlqen me Spanjën në kampionatin Evropian për U-21, ka kontratë me Betisin deri në vitin 2020.
20 vjeçari ka një klauzolë të lirimit nga kontrata prej 15 milionë eurove. Por, Sport shkruan se Ceballos mund të shitet edhe për 9 milionë euro.
Por, pas këtij interesimi, drejtuesit e Real Madridit nuk do të rrinë duarkryq. Se cili ekip do ta fitojë El Calcison për Ceballos pritet të shihet. /Express/