Sport

Barcelona heq dorë nga ylli i Premierligës (Foto)

Barcelona nuk do ta transferoj Hector Bellerin gjatë kësaj vere
Sipas të përditshme sportive katallane, Sport, Barcelona nuk do të tentoj që ta transferoj mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin.

Sipas Sport, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është takuar me drejtuesit e klubit për të biseduar për çështjen e Bellerinit, i cili ishte objektiv kryesor i Barcelonës për këtë afat kalimtar.

Në këtë takim është vendosur që të heqin dorë nga spanjolli për dy arsyeje: çmimi i lartë, Arsenali kërkon 40 milionë euro, dhe se Bellerín nuk i plotëson të gjitha kushtet fizike dhe teknike për tu transferuar në Barcelonë.

Kështu, është vendosur që Barcelona të kërkoj një tjetër mbrojtës të djathtë, përcjell Express.