Portieri gjerman, Marc Ter Stegen këtë sezon është një nga portierët më të mirë në botë, nëse jo më i miri
Rezultatet e mira të Barcelonës në La Liga dhe Ligën e Kampionëve nuk mund të shpjegohen edhe pa pritjet fantastike të portierit Marc Ter Stegen.
Gjermani ka pranuar vetëm pesë gola në këto dy gara, ndërsa 12 herë e ka mbajtur portën e tij të paprekshme, shkruan Marca.
Ai nga 64 gjuajtje sa ka pasur në portën e tij, i ka ndaluar 54 prej tyre, statistikë kjo shumë e lartë.
Përveç këtyre shifrave, ai ka qenë vendimtar në momentet më të rëndësishme të Barcelonës, e cila duket se ka gjetur një Messi të ri, por me dorëza. /Express/