Barça ka arritur fitore me rezultat 3-0 si mysafir i Gironas.
Dy golat e parë të ndeshjes u shënuan nga lojtarë e vendasve, Aday (17′) dhe Iraizoz (48′), të cilët e gabuan portën në të dyja rastet, shkruan KosovaPress.
Për të vulosur fitoren e katalanëve u përkujdes Luis Suarez, i cili shënoi në minuten e 69-të, për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 3-0.
Kjo është fitorja e gjashtë e Barcelonës, në po aq ndeshje të luajtura në La Liga, dhe e kryeson tabelën e klasifikimit me 18 pikë, ndërsa Girona mbetet në pjesën e poshtme të tabelës, me pesë pikë të fituara. /KosovaPress/