Sport

Barcelona fiton miqësore ndaj Real Madridit (Video)

Barcelona ka fituar në miqësoren ndaj Real Madridit me rezultat 3:2
Skuadra e Barcelonës ka vazhduar dominimin ndaj Real Madridit edhe në miqësore, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 3:2.

Leo Messi dhe Ivan Rakitic shënuan në minutat 3’ dhe 7’, por Real Madrid u kundërpërgjigj me golat e Mateo Kovacic dhe Marco Asensios.

Barcelona nuk u dorëzua dhe në minutën e 50 shëno edhe golin e tretë, kësaj radhe me anë të qendërmbrojtësit Gerard Pique, gol ky i fundit në këtë takim.

Me këtë fitore, Barcelona fitoi edhe trofeun e Ligës së Kampionëve ndërkombëtare të zhvilluar në SHBA. /Express/

https://www.youtube.com/watch?v=50EgYwC_GwU