Harry Winks ka rënë në radarin e Barcelonës.
Harry Winks, që shkëlqeu në Ligën e Kampionëve në fitoren 3:1 të Tottenhamit ndaj Real Madridit, është duke u monitoruar nga Barcelona, raporton The Sun, transmeton Gazeta Express.
Drejtori i Barcelonës, Robert Fernandez, ishte në Wembley për të monitoruar Christian Eriksenin, por u largua nga Anglia edhe më opinion të fortë për 21 vjeçarin anglez, që i la mbresa paraqitja kundër Los Blancos. /Gazeta Express/