Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që klubi i tij të tentojë përsëri ta blejë sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Gjiganti katalonas nuk e ka fshehur asnjëherë interesimin e madh për sulmuesin argjentinas dhe Bartomeu ka folur sërish për të në një intervistë për Barça TV, transmeton Gazeta Express.
“Ne kemi qenë në bisedime me Interin para se të pezulloheshin garat. Ato u ndërpriten kur rifilluan garat”, tha Bartomeu.
Ai konfirmoi se klubi do të tentojë përsëri për ta sjellë 22-vjeçarin në Camp Nou, nëse këtë e dëshiron edhe trajneri i ri Ronald Koeman.
“Do të flasim me trajnerin e ri për ta kuptuar vizionin e tij për të ardhmen”, shtoi ai. /Gazeta Express/