Barcelona dhe Monaco kishin rënë në ujdi për Kylian Mbappen, kjo talenti francez e kishte refuzuar kalimin te gjiganti i futbollit evropian.
Sulmuesi 18-vjeçar përfundimisht nënshkroi me Paris Saint-Germain verën që shkoi, transmeton Express.
L’Equipe shkruan në bazë të marrëveshjes Mbappe do t’iu bashkohej katalanëve, ndërsa Arda Turan do të kalonte te Monaco, por përfaqësuesi i Francës nuk e kishte dhënë pëlqimin për një marrëveshje të tillë.
Në fund, Mbappe u transferua te PSG-ja si huazim për një vit para se parisienët t’i paguajnë plot 180 milionë euro verën që vjen. /Express/