Barcelona është duke e bërë gati ofertën për yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho
Ylli brazilian, Philippe Coutinho është objektivi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar të kësaj vere.
Sipas të përditshme sportive katallane, Sport, ekipi katalunas është duke e bërë gati ofertën për ish anëtarin e Interit, përcjell Express.
Thuhet se Barcelona do t’i ofroj ekipit nga Premierliga 51 milionë funte (60 milionë euro) për Coutinhon.