Sport

Barcelona bën ofertë 100 milionë euro për Verrattin? (Foto)

100 milionë euro, kjo është oferta e Barcelonës për Marco Verrattin.
Barcelona është duke tentuar që me çdo kush ta transferojë mesfushorin e Paris Sain Germain, Marco Verratti.

Sipas Gazzetta dello Sport, Barça tashmë ka bërë ofertë prej 100 milionë eurove në drejtim të PSG-së për mesfushorin italian.

Gazzetta dello Sport shkruan se agjenti i Verrattit, Donato Di Campli, do t’i tregojë drejtorit sportiv të PSG-së, Antero Henrique, për këtë ofertë, i cili aktualisht është në Milan.

24 vjeçari dëshiron të largohet nga Franca, megjithëse Gazzetta dello Sport shkruan se PSG-ja “nuk dëshiron ta shesë as për 150 milionë euro”.

Verratti kërkohet edhe nga Juventusi, ofertë kjo që e josh 24 vjecarin, i cili gjithmonë ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Itali. /Express/