Drejtuesit e Barcelonës si duket e kanë gjetur pasardhësin e Luis Enriques, i cili do të largohet nga skuadra në fund të sezonit
Sipas të përditshmes sportive katallane, Sports, drejtuesit e Barcelonës po mendojnë që tajner të ri të skuadrës ta emërojnë, Oscar Garcian, përcjell Express.
Ky i fundit është trajner aktual i ekipit austriak, Red Bull Salzburg. Garcian e njeh shumë mirë mentalitetin e ekipit nga Camp Nou, pasi ishte pjesë e tyre si futbollistë nga viti 1984 e deri më 1999.
Përveç si lojtar, Garcian ka drejtuar edhe ekipin e të rinjve të Barcelonës nga viti 2010 e deri më 2012. Gjatë karrierës si trajner, ai ka drejtuar edhe skuadrat si: Maccabi Tel Aviv, Brighton & Hove Albion dhe Watford.
Kurse, kandidat tjetër për ta marrë drejtimin e ekipit janë edhe Ernesto Valverde (Athletico Bilbaos) dhe Juan Carlos Unzue (Ndihmësi i Luis Enriques).