Sport

Barcelona, 90 milionë për ish-lojtarin e saj

Njëri nga rastet kur skuadrat gabojnë futbollistët e tyre e më pas përpiqen t’i rikthejnë është edhe Thiago Alcantara, shkruan zeri.info. Pasi nuk e fitoi hapësirë e dëshiruar te Barcelona, mesfushori i kombëtares spanjolle u transferua te Bayern Munich dhe nën urdhrat e trajnerit Carlo Ancelotti u shndërrua në titullar të padiskutueshëm te gjiganti gjerman.

Së fundi është bërë e ditur se Barcelona e ka shprehur interesimin për ta rikthyer në “Camp Nou”, por përgjigja e skuadrës gjermane është e tillë që jep pak shëpresë se diçka e tillë do të ndodhë.

Zyrtarët bavarezë kanë kërkuar 90 milionë euro për kartonin e spanjollit, shifër kjo vështirë e pranueshme për katalonasit. Ndërkohë vetë futbollisti ka thënë se ndihet shumë mirë te Bayern Munichu dhe se nuk është i interesuar për të nisur një aventurë tjetër./Zëri/