Me 222 milionë në xhep, Barcelona mund të blejë cilindo futbollist në botë, nëse ekipi i tij është i gatshëm për ta shitur.
Katalunasit në krye të listës së dëshirave kanë vendosur Dybala, dhe duket se janë të gatshëm të ofrojnë një pasuri të tërë për shërbimet e tij, por edhe Andres Iniesta.
Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport shkruajnë se Barcelona do të ofrojë 120 milionë euro për shërbimet e tij, ose 90 milionë plus Iniesta, Andre Gomes ose Rafinho.
Megjithatë, të dyja gazetat shkruajnë se Juventus nuk planifikon shitjen e Dybala, ashtu që futbollisti i ardhshëm në listën mund të jetë Coutinho, transmeton KosovaPress.