Raportet nga Spanja pohojnë që Manchester Unitedit i është refuzuar një ofertë prej 31 milionë funta për mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes.
‘Catalunya Radio’ raporton që trajneri i ri Ernesto Valverde i ka thënë 23-vjeçarit, i cili ka pasur një sezon shumë të vështirë në Camp Nou, se është pjesë e planeve të tij për sezonin e ardhshëm dhe dëshiron që ai të qëndrojë në klub, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i skuadrës në Old Trafford, Jose Mourinho është një admirues i madh i lojtarit dhe kërkon transferimin e tij për të përforcuar skuadrën para fillimit të sezonit të ardhshëm në Premierë Ligë./arbresh.info