Sport

Barça i ofron kontratë të përjetshme Iniestas

Andres Iniesta pritet të shpërblehet me një kontratë të përjetshme nga klubi katalanas.

Mesfushori 32-vjeçar, ka ende një kontratë e cila skadon pas dy viteve, mirëpo shumë shpejt pritet të nisin bisedimet për një marrëveshje të re.

Sipas gazetës Sport, Barca do t’i ofrojë Iniestas një kontratë të përjetshme e cila do të rinovohet nga viti në vit dhe pas pensionimit ai të marrë një rol drejtues në klub.

Udhëheqësit e klubit katalanas po mendojnë që t’i japin kapitenit të tanishëm drejtimin e shkollës La Masia.

Iniesta ka 20 vite që është pjesë e Barcelonës dhe klubi kërkon që me çdo kusht ta mbajë atë edhe për një kohë më të gjatë.