Barcelona po vazhdon të punojë për të ridizajnuar skuadrën për sezonin 2019/2020, dhe një nga pikat kryesore që po kërkohet të përforcohet, është faza e sulmit.
Duke parë moshën e Luis Suarez dhe lëndimet e shpeshta të tij,kanë bërë që Barcelona ta sheh të domosdoshme transferimin e një sulmuesi.
‘MundoDeportivo’ ka publikuar një listë me gjashtë emra që po vëzhgohen nga Barcelona, përcjell ‘lajmi.net’.
Pjesë e kësaj liste është edhe Pierre Emerick Aubameyang i Arsenalit.
Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette, Timo Werner, Luka Jovic, Krzysztof Piatek dhe Nicolas Pepe, janë sulmuesit që po pëlqehen nga Barcelona./Lajmi.net/