Sport

Barca luan kundër Getafe ndeshjen e parë në La Liga për 2019, ky pritet të jetë formacioni

Tifozët e Barcelonës janë të lumtur pasi sot skuadra e tyre kthehet për ndeshjen e parë në La Liga.
Të udhëhequr nga Ernesto Valverde, lojtarët e Barcelonës do të luajnë në udhëtim tek Getafe, për xhiron e 18-të të La Ligas.

Katalanët synojnë që ta ruajnë distancën me vendin e dytë dhe kërkojnë jo më pak se fitore, shkruan lajmi.net.

Për këtë ndeshje, ata konsiderohen favoritët absolut dhe nuk pritet të kenë shumë probleme.

Valverde do t’i ketë dilemat e tij në mesfushë dhe në fazën e sulmit, saktësisht mes Coutinho – Dembele dhe Arthur – Vidal.

Më poshtë ju sjellim formacionin e mundshëm të Barcelonës për këtë ndeshje. /Lajmi.net/