Tottenham Hotspur janë skuadra e fundit që kanë hyrë në garë për Philippe Coutinhon.
Skuadra e Mauricio Pochettinos, ka vendosur të rivalizojë Arsenalin, në garën për yllin brazilian.
Ish mesfushori i Liverpoolit është i prirë për një rikthim të mundshëm në Premierligë, me Tottenham dhe Arsenal që po kërkojnë shërbimet e tij.
Në anën tjetër, mediet raportojnë se Barcelona i ka dhënë dritën e gjelbër Coutinhos, për të negociuara me skuadrat e interesuara për të.
Kujtojmë se afat kalimtar në Premierligë mbyllet ditën e enjte, më 8 gusht./Lajmi.net/