Gjiganti katalunas do t’i rivalizojë Real Madridin dhe Manchester Unitedin për sulmuesin argjentinas
Barcelona e ka rikthyer interesimin për futbollistin e Interit, Lautaro Martinez, shkruan Gazeta Express.
Gjiganti katalunas është në kërkim të një sulmuesi të rrezikshëm për ta zëvendësuar Luis Suarezin, i cili po shkon drejt fundit të eksperiencës spanjolle.
Dhe, portali italian “Calciomercato” shkruan se Blaugrana do ta nisin një ofanzivë për sulmuesin e Interit sapo të hapet afati kalimtar i verës.
Barça po vuan sivjet në sulm pas lëndimeve afatgjate të Luis Suarezit dhe Ousmane Dembeles.
Prandaj, kampioni spanjoll nuk e ka ndërmend të rrezikojë më dhe nga sezoni i ardhshëm synon të ketë më shumë sulmues në dispozicion.
Suarez do të mungojë deri në muajin maj, kurse Dembele gjashtë muaj.
Ndërkohë, interesim për Lautaron kanë shfaqur edhe Real Madridi e Manchester Unitedi.
Ai është njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian. /Gazeta Express/