Sport

Barazojnë Italia dhe Spanja, buzëqesh Shqipëria (Video)

Shqipëri ka vazhduar me fitore në Grupin G, duke mposhtur në udhëtim Lihtenshtajnin me rezultat 2:0

Kombëtarja shqiptare ka shënuar fitoren e dytë në dy ndeshje, duke mposhtur në udhëtim Lihtenshtajnin me rezultat 2:0.

Golat për Shqipërinë në këtë ndeshje i shënuan Jahmir Hyka në pjesën e parë dhe Bekim Balaj në pjesën e dytë.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria ngritët në vendin e parë me 6 pikë, pasi në ndeshjen tjetër barazuan 1:1 Italia dhe Spanja.

Golin për Spanjën e realizoi Vitolo, ndërsa për Italinë rezultatin e barazoi De Rossi. /Express/