Sport

Barazojnë Barcelona dhe Juventus

Barcelona dhe Juventus kanë barazuar ndaj Olympiacosit, përkatësisht Sportingut të Lisbonës

Barcelona nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 0:0 me Olympiacosin, në kuadër të grupit D të Ligës së Kampionëve.

Katalonasit kishin rastet e tyre për shënim, por në fund u desh të kënaqeshin me një pikë.

Në barazim përfundoj edhe ndeshja tjetër e këtij grupi ndërmjet Sportingut dhe Juventusit, por me rezultat 1:1.

Për Sportingun shënoi Cesar, ndërsa rezultatin në 1:1 e barazoi Gonzalo Higuain.

Pas këtyre ndeshjeve, Barcelona kryeson grupin më 10 pikë, tri më shumë se sa Juventus në vendin e dytë, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund. /Express/