Komuna e Prishtinës qe tre ditë ka lanë banorët e Mati 1, konkretisht ata që jetojnë në rruga B, të bllokuar pasi garazhet e tyre janë mbushur me ujë.
I revoltuar nga gjendja e ndërtesës së tij, një qytetar i ka thënë lajmi.net se shkaku që kolektorët e shiut janë blloku, janë mbushur me ujë garazhet.
I njëjti thotë, se banorët i kanë thirr të gjitha instancat e Komunës për t’iu dalë në ndihmë, por nuk ka pasur intervenim deri tash, ani pse kompania e ujësjellësit ishte por nuk iu ka bërë zgjidhje.
“Ujësjellësi ka qenë e ka kqyr, ka thanë valla s’po munemi me shliru”, ka thënë qytetari.
Për më tepër ky banor ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet me të vërtetë një gjendje e rëndë.
Kujtojmë, se e gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e mos-ndërtimit të kolektorit që lidh lagjen Mati 1 me atë Emshir, kanalizimi kundërmon erë të tmerrshme që rrezikon çdo ditë banorët e këtyre lagjeve.