Michael Ballack i ka dhënë një këshillë Chelseas se si ta mbajë Eden Hazardin në skuadër.
Legjenda e Chelseas, Michael Ballack, i ka dhënë një ide ish-klubit të tij se si duhet të veprojë me lojtarët më të mirë të skuadrës.
Ish-anëtari i bluve ka thënë se ata duhet t’i ofrojnë kushte belgut për të fituar trofe, në mënyrë që të mos largohet.
“Ndër këto pak vite, Chelsea ka humbur qëllimin e tyre, duke harruar ndjenjën se si është të luftosh për trofe”, tha Ballack, përcjell lajmi.net.
“Në momentin që Hazard mendon se klubi më nuk mund të fitojë trofe, atëherë ai do të mendojë ndryshe.
“Chelsea duhet t’i ofrojë kushte atij që të mund të rikthejë besimin në skuadër dhe të mendojë për trofe të mëdhenj.”, ka shtuar më tej gjermani, duke bërë me dije se blutë kanë nevojë për transferime të mëdha. /Lajmi.net/