Sport

Ballack tregon kush do ta fitojë këtë sezon Ligën e Kampionëve

Michael Ballack beson se Real Madrid këtë sezon do ta fitojë për herë të tretë Ligën e Kampionëve

Legjenda gjermane, Michael Ballack insiston se Real Madrid për momentin nuk ka konkurrencë në Evropë.

Ai tha se madje as PSG nuk mund ta ndal skuadrën spanjolle që ta fitojë për herë të tretë Ligën e Kampionëve.

“Për mua, Real Madrid për momentin është në krye të gjithave. Ka përvojë, klas dhe sukses në vitet e fundit”, tha Ballack.

“As PSG me gjithë ato transferime nuk është në nivel të Realit për momentin. Ata janë top skuadër dhe janë të gatshëm ta fitojnë sërish Ligën e Kampionëve edhe pse ka edhe skuadra tjera që mund ta bëjnë”, vazhdoi ai.

“Në letër, Real Madrid është favorit në Ligën e Kampionëve”.

Reali në dy vitet e fundit e ka fituar Ligën e Kampionëve, duke mposhtur në finale Atletico Madridin dhe Juventusin. /Express/