Sport

Bale vendos për të ardhmen

Bale nuk dëshiron të largohet nga “Bernabeu”
Gareth Bale, i cili ka pasur ndoshta sezonin më të dobët që kur u transferua te Real Madridi në vitin 2013, tashmë ka vendosur për të ardhmen.

Lëndimet e shpeshta dhe statistikat jo të mira me Realin, bën që të spekulohej se uellsiani mund të largohet gjatë verës nga “Santiago Bernabeu”.

Por, këto i ka hedhur poshtë vetë 27 vjeçari, i cili kohë më parë nënshkroi kontratën e re me “Los Blancos”, që do ta mbajë atë në Madrid deri në vitin 2022.

“Jemi duke fituar tituj dhe jam i lumtur. Familja ime është e lumtur këtu gjithashtu edhe unë dhe shpresoj të vazhdojë kështu”, tha Bale.

“Për këtë kam ardhur këtu, të fitoj tituj. Tri Liga të Kampionëve për katër vite, nuk është keq dhe mendoj se mund të bëjmë edhe më mirë. Jemi ekip i ri dhe shumë i mirë”, shtoi uellsiani. /Express/