Sport

Bale tremb Realin

Gareth Bale mund të mungojë në El Clasico përballë Barcelonës.

Real Madridi ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Bayern Munichut mbrëmë, por njëri nga yjet e skuadrës, Gareth Bale është larguar nga loja i lënduar.

Uellsiani ka ndjerë dhimbje në pulpën e djathtë dhe për këtë arsye trajneri Zinedine Zidane e larguar nga fusha pas vetëm 60 minutash lojë, transmeton KosovaPress.

Bale do të mungojë ndaj Sporting Gijonit në fundjavë dhe rrezikon dy ndeshjet e ardhshme vendimtare të Realit, fillimisht atë të kthimit me Bayernin që zhvillohet të martën dhe El Clasicon ndaj Barcelonës më 23 prill.