Gareth Bale ka thënë se rekordi i golashënuesve më të mirë të Uellsit i solli ndjenjë më të mirë se triumfi në Ligën e Kampionëve me ekipin e Real Madridit.
Gareth Bale rrezikon t’i përkeqësojë raportet me tifozët e Real Madridit.
Sulmuesi ka thënë se rekordi i golashënuesve më të mirë të Uellsit i solli ndjenjë më të mirë se triumfi në Ligën e Kampionëve me ekipin nga Santiago Bernabeu.
“Është ndjenjë e mrekullueshme, më e mirë se triumfi në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Bale pas fitores 6:0 ndaj Kinës.
Bale spekulohet se mund të largohet nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/