Sport

Bale: Kurrë nuk do ta harroj këtë vit

Gareth Bale thotë se kurrë s’do ta harrojë vitin 2016.

Bale ka thënë se kurrë në jetë nuk ka pasur një vit më të mirë se 2016-ta, pas sukseseve që ka pasur si me kombëtaren e tij në “Euro 2016”, dhe me Real Madridin, shkruan Express.

“[2016] ka qenë një sezon i gjatë dhe i vështirë, por kemi luftuar fort dhe kemi fituar atë që kemi dashur ta fitojmë,” tha Bale, përcjell Express.

“Për mua ky ka qenë një sezon i mrekullueshëm, dhe jo vetëm me Real Madridin. Kam pasur një turne të madhështor në Euro [2016], prandaj kurrë s’do ta harroj këtë vit,” tha Bale.