Sport

Bale ka më shumë trofe se Zidane dhe Ronaldo, është lojtari më i pavlerësuar – thotë Savage

Gareth Bale është lojtari më i nënvleresuar në 20 vjetët e fundit, i cili ka shënuar më shumë gola dhe ka fituar më shumë trofe në Real Madrid se Zinedine Zidane, Ronaldo dhe Luis Figo, thotë eksperti i futbollit Robbie Savage.

Bale iu bashkua Real Madridit për një shumë rekorde në botë në atë kohë në verën e vitit 2013, transmeton Gazeta Express.

30-vjeçari e shijoi një fillim të ndritur në Santiago Bernabeu, kur e hapi edhe kabinetin e trofeve, por problemet me formën dhe gjendjen fizike kanë bërë që ai të jetë në qendër të kritikave gjatë gjithë kohës në kryeqytetin spanjoll.

Savage vlerëson se kritikat ndaj tij janë të padrejta, duke ditur se Bale i ka shënuar më shumë se 100 gola për Madridin.

Po ashtu, Bale e ka fituar katër trofeun e Ligës së Kampionëve, një herë titullin në La Liga dhe tri herë Kupën e Botës për Klube.

Duke e pasur parasysh këtë, ish-përfaqësuesi i Uellsit Savage beson se bashkatdhetari i tij meriton më shumë respekt sec merr.

I pyetur se kush është lojtar më i nënvlerësuar në dy dekadat e fundit, Savage tha: “Do të them Gareth Bale në Real Madrid”.

“Ai i ka shënuar 105 gola në të gjitha garat, 13 trofe, tri gola në finale të Ligës së Kampionëve, përfshirë golin spektakolar me gërshërë ndaj Liverpoolit. Krahaso këtë me të madhin Zinedine Zidane, 49 gola, gjashtë trofe, ai goli i mrekullueshëm kundër Bayer Leverkusen është i vetmi i tij në finale të Ligës së Kampionëve”, shtoi ai.

“Luis Figo 56 gola, shtatë trofe dhe pastaj i madhi Ronaldo, 104 gola dhe tre trofe. Pra, Bale ka më shumë gola dhe trofe se këta tre. Prandaj, për mua, Bale është lojtari më i pavlerësuar në secilin klub, nga tifozët, në 20 vjetët e fundit”, theksoi ai.

the authorGazetaKNN