Bale thotë se do të punojë fortë që mos të përsëritën më vërshëllimat në “Santiago Bernabeu”.
Real Madridi ka marrë pikët e plota në “Anoeta” ndaj Real Sociedad ku shënoi edhe i kritikuari, Gareth Bale.
Uellsiani nuk ka qenë në një formë të mirë në këtë fillim të sezonit, çka ka bërë që të vërshëllehet nga tifozët e Los Blancos.
Por, Bale thotë se kjo është diçka që nuk mund të kontrollohet dhe se do të punojë fortë që të ndryshojë gjithçka.
“Është normale, ndodh në futboll. Unë do të mbaj kokën poshtë dhe do të vazhdojë të punoj”, tha Bale për “Movistar Partidazo”.
“Kjo është e gjitha çfarë mund të bëj, sepse nuk mund t’i kontrollojmë këto gjëra. Në karrierë ju keni ulje dhe ngritje dhe gjithçka ka të bëj me atë se si ju reagoni”, shtoi uellsiani. /Gazeta Express/