Tiemoue Bakayoko ka lavdëruar Makelelen, duke thënë se falë tij ka arritur në nivele kaq të larta.
Ish lojtari i Chelseat e Real Madridit, Makelele, ditë më parë zbuloi se ka punuar shumë me të riun e Chelseat kur kishte shkuar te Monaco, i cili atë kohë ishte vetëm rezervist.
Tani edhe vetë lojtari e pranon se Makelele e ka ndihmuar shumë të rritet dhe sot është lojtar i Chelseat falë ndihmës së tij.
“Por, Makelele më ka ndihmuar shumë”, tha ai. “Kur erdhi te Monaco, nuk isha shumë, shumë lojtar i mirë, por kam pasur shumë diskutime me të dhe më ka dhënë shumë këshilla”.
“Ai më lejoj që të luaj lirshëm, stilin tim, futboll të thjeshtë dhe ja ku jam tani, në klubin më të mirë në Angli”, theksoi mes tjerash 22 vjeçari. /Gazeta Express/