Aktuale

Bajrami: I kam suspenduar zyrtarët e MTI’së që janë nën hetime

Pas dështimit të dhënies me konsurcion të projektit zhvillimor të Brevovicës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se do të jetë Ligji për Investime Strategjike ai i cili do të mundësojë futjen e kapitalit privat në gjigantin turistik Brezovica. Bajrami gjatë së enjtes ka bërë të ditur se ministria që ajo e udhëheqë është duke punuar në skenarin për privatizimin e Brezovicës.

“Jemi duke punuar si MT, për të pasur skenarin të gatshëm për rifillimin e procesit të privatizimit të Brezovicës. Jemi shumë të hapur për të biseduar edhe me investitorë strategjikë përmes ligjit për investime strategjike”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka bërë të ditur se për herë të parë në institucionet e Kosovës, ekzekutohet një garanci bankare prej gjysmë milion euro nga kompania, e cila tërhiqet nga gara për investime për Brezovicën.

Po ashtu, ka njoftuar se në MTI të gjithë zyrtarët që janë në hetime janë të suspenduar.
Ndërkohë që për rënien e investimeve të huaja, vitin e kaluar, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Hykmete Bajrami, e ka arsyetuar me situatën politike. Ajo ka thënë të enjten se asnjë nga investitorët seriozë nuk do të investojë kapitalin në atë vend ku nuk ka stabilitet politik.

the authorE B