Një person ka hyrë sot në mëngjes në zyrën e kryetarit të komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku.
Policia ka arrestuar të dyshuarin nga i cili ka konfiskuar një revole.
Rastin e konfirmoi për KosovaPress zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
“I dyshuari në gjendje të dehur kishte hyrë në objektin e Komunës, gjegjësisht në zyrën e kryetarit,. Hetuesit janë duke u marr me rastin për të sqaruar të gjitha rrethanat e veprimit të personit të dyshuar”, tha Zahiti për KosovaPress.
KosovaPress ka bërë përpjekje që të kontaktojë edhe kryetarin e Vushtrrisë por ai e ka fikur telefonin