Carlos Bacca është i lumtur që do të qëndrojë në Milan
Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca ka thënë se është shumë i lumtur që do të qëndrojë këtë edicion në Milan.
Ai tha se ka pasur oferta prej disa skuadrave, por asnjëherë nuk ka marrë ndonjë vendim për t’u larguar.
“Është thënë shumë për mua, por ka pasur klube që më kanë bërë oferta. E vërteta është që unë asnjëherë nuk kam marrë asnjë vendim. Jam i lumtur në Milan, me lojtarët dhe dua të përgatitem sa më mirë për ndeshjen e parë”, tha Bacca për Milan TV.