Carlos Bacca ka preferuar të qëndrojë te Milani.
Skuadra kineze Tianjin Quanjin i ka ofruar një super kontratë prej 12 milionë eurosh në vit Carlos Baccas, vetëm që ta bindë atë të largohet nga Milani, por ai nuk ka dashur të dëgjojë për këtë ofertë.
Sulmuesi kolumbian dëshiron që të qëndrojë në San Siro edhe pse kohëve të fundit ka pasur probleme me trajnerin Vincenzo Montella.
“Jam i lumtur që jam këtu dhe dua të mbetem pjesë e projektit”, ka deklaruar Bacca për Milan Channel. “Si kam mundur të refuzojë aq shumë para? E lehtë, kam përdorur trurin”.
“Unë dhe familja ime jemi shumë mirë këtu. Që në ditën e parë kur Adriano Galliani më telefonoi që të vija këtu nuk jam menduar dy herë për ta pranuar ofertën dhe sot jam shumë i lumtur që luaj me këtë klub”, ka përfunduar Bacca.