Sport

Bacca: Isha pranë kalimit te PSG

Carlos Bacca kishte shpresuar të bashkohej mes ish-trajnerin Unai Emery te skuadra kampione e Francës.

Gjatë verës është përfolur shumë për një largim të mundshëm të Baccas nga Milani në ndonjë skuadër tjetër, por sulmuesi kolumbian në fund mbeti në ‘San Siro’.

Bacca tregon se ishte pranë kalimit te Paris Saint-Germain, por klubi francez e kishte mbushur numrin e futbollistëve jo evropian dhe kjo i pamundësoi atij bashkimin me Emeryn, me të cilin kishte punuar te Sevilla, transmeton KosovaPress.

“Emery është trajneri më i rëndësishëm në karrierën time, gjithashtu më i miri me të cilin kam punuar ndonjëherë”, ka thënë Bacca.

“PSG ka bërë një zgjedhjen e duhur kur e ka emëruar në krye të stolit. Ata më kërkuan edhe mua, por marrëveshja dështoi pasi që Parisi kishte mbushur numrin e futbollistëve jo evropian”, ka theksuar 30-vjeçari për ‘Cadena Ser’.