Carlos Bacca mund të transferohet në Francë gjatë kësaj vere
Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca pritet të largohet nga Milani pasi nuk bën pjesë në planet e Vincenzo Montellas, për sezonin e ri.
Rossonerët kanë sjell përforcime të mëdha gjatë kësaj vere, derisa Bacca duhet të gjej një skuadër të re.
Sipas Gazzetta dello Sport, skuadra franceze, Marseille e ka marrë seriozisht transferimin e ish sulmuesit të Sevillas.
Por, shifra e kërkuar nga Milani për sulmuesin kolumbian, 20 milionë euro, mund të jetë problem për klubin e famshëm francez. /Express/