ShowBiz

Babo Darabuka, së shpejti me album të ri

Anëtarët e grupit ‘Baboo Darabuka’, Mohamad Alkhazali dhe Alban Sejdiu, kërkohen shumë nëpër dasma dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

Përveç angazhimeve të përditshme, djelmoshat kanë vendosur që së shpejti të vijnë edhe me një album të ri.

Ata për Express kanë thënë se ky album do të jetë i tëri instrumental.

“Së shpejti do ta publikojmë albumin tonë të tretë, i cili do të jetë instrumental. Përveç kësaj në këtë album do ta kemi edhe një bashkëpunim’, ka thënë Alkhazali për Express.

Rikujtojmë se ditë më parë djelmoshat kanë publikuar një videoklip instrumental “Çok Çok Güzel” në bashkëpunim me “Dj Benity ft Sei”. /GazetaExpress/.

the authorE B