Sport

Azpilicueta nuk luan për herë të parë pas 74 ndeshjeve

Mbrojtësi spanjoll, Cesar Azpilicueta ka qenë në bankën rezervë në fitoren e Chelseat ndaj Swanseas me rezultat minimal 1:0

Pas 74 ndeshjeve, Cesar Azpilicueta nuk ka luajtur një ndeshje për Chelsean në Premierligë, duke u lënë të pushoi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Swanseas.

Në këto 74 ndeshje radhazi, Azpilicueta kishte luajtur çdo minutë të tyre.

Kjo ecuri e të luajturit në çdo ndeshje kishte filluar në dhjetor të vitit 2015. /Express/