Ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, dhe dy ish-zyrtarët tjerë të kësaj komune të akuzuar për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, kanë dalë sot para gjykatës Themelore në Gjakovë, për shqyrtimin fillestar të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj tyre.
Avokati i Lekajt, Arianit Koci ka thënë se brenda 30 ditëve do ta bëjnë kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhjen e aktakuzës.
Me kriterët që po përdorën në këtë aktakuzë, sipas tij, cdo kryetar komune dhe cdo ministër mund të akuzohet.
“Madje, sipas klientit tim deputetit Lekaj, komuniteti ka përfituar prej asaj rruge. Nuk është vepër penale çdo vonesë në realizimin e një tenderi. Rruga është kryer dhe nuk ka palë të dëmtuar”, ka thënë Koci për ‘Indeksonline’.
Avokati thotë se në këtë rast nuk ka palë të dëmtuar dhe askush nuk ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme.