Rajon & Botë

Avionët luftarakë amerikanë fluturojnë në afërsi të Gadishullit Korean

Dy bombardues të SHBA-ve, B-1B me bazë në Guam, të shoqëruar me avionë luftarakë nga Koreja Jugore dhe Japonia, kanë kryer një stërvitje ushtarake në afërsi të Gadishullit Korean.

Sipas medieve koreanojugore, stërvitjet ushtarake kanë ndodhur më 2 nëntor, transmeton portali arbresh.info

“Misioni bilateral i bombardimit të vazhdueshëm (CBP) ishte planifikuar paraprakisht dhe nuk është përgjigje e ndonjë ngjarjeje të tanishme”, thuhet në deklaratën e Forcave Ajrore të SHBA-ve.

the authorE B