Aktuale

Avdullah Hoti flet për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti në një intervistë për arbresh.info ka folur për gjendjen shëndetësore të liderit të LDK-së, Isa Mustafës.

Ai ka thënë se gjendja shëndetësore e kryetarit Mustafa është stabile dhe pritet që së shpejti t’i kthehet familjes dhe jetës publike.

“Mund t`ju them vetëm se gjendja e Kryetarit Mustafa është stabile, ka shënuar progres të mirë dhe pritet që së shpejti t’i kthehet familjes dhe jetës publike”, ka thënë Hoti./arbresh.info/

the authorE B