Aktuale

Avdullah Hoti deklarohet për tryezën e LDK-së

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti është lajmëruar pak minuta pas fillimit të tryezës së LDK-së në të cilën po marrin pjesë përfaqësuesit e partive politike në vend. Hoti ka thënë se vendi shkon përpara vetëm me koncenzus.

“Tryeza e LDK-së fillon me pjesëmarrje të të gjitha partive politike, parlamentare dhe jo-parlamentare.

Kjo formë e dialogut të brendshëm na ka munguar si spektër politik i Kosovës. Agjendën shtetërore e qojmë përpara vetëm me koncenzus. Dhe LDK është e gatshme të luajë rolin e vete në ndërtimin e këtij koncenzusi” shkruan Hoti.

LDK-ja duke vlerësuar se vendi ka hyrë në krizë institucionale dhe politike, ka thirrur këtë tryezë me synim për zgjedhje të parakohshme.

the authorE B