Sport

Avdijaj: “I kam refuzuar Realin, Unitedin, Juventusin e Liverpoolin për Schalken”

Ashtu si ai i ka qëndruar besnik Schalkes, Donis Avdijaj shpreson që edhe klubi gjerman do ta bëjë një gjë të tillë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj, që është i huazuar te skuadra holandeze e Roda JC, ka pranuar se ai hodhi poshtë klubet më të mëdha të Evropës për të qëndruar me Schalken.

Por, pavarësisht kësaj, Avdijaj nuk po gjen minuta te Schalke dhe vazhdon të huazohet në klube tjera. Ai duket se i ka rënë pishman për atë që bëri shumë vite më parë, pasi nuk bën pjesë në planet e Schalkes as për sezonin e ardhshëm.

“Pasi që unë kam qenë i huazuar te Sturm Graz për një sezon e gjysmë, kam luajtur mjaft shumë në vitin e kaluar, por këtë sezon unë nuk kam bërë asnjë paraqitje nën trajnerin e ri”, ka thënë fillimisht Avdijaj për mediat holandeze.

“Nuk ishte një çështje sportive, nuk kishte asnjë fërkim midis trajnerit dhe meje”, shtoi ai.

“Pas këtij sezoni unë jam ende në kontratë me Schalken edhe për një vit tjetër”.

“90 për qind e futbollistëve mund të mendojnë se është e mirë, por unë i përkasë dhjetë për qind të tjerëve”.

“Kur isha 18 vjeç unë mund të shkoja në klube si Real Madridi, Juventusi, Manchester Unitedi, Manchester City dhe Liverpooli, por unë zgjodha të rrija me Schalken”, përfundoi ylli i Kosovës. /Gazeta Express/