Përhaqësuesit e Bankës Botërore, gjatë një takimi zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë, kanë deklaruar se prioritet i tyre është lidhja e Sërbisë me rajonin, e në veçanti e rëndësishmë për ta është lidhja e shtetit serb me Shqipërinë.
Në qendër të diskutimit, veç reformave që ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë në të ardhmen Serbia, kanë qenë edhe projektet infrastrukturore, ku sigurisht që në fokus ishte Korridori 10, pra autostrada Nish-Prishtinë, e njohur si “Autostrada e paqes”, ose autostrada e Ballkanit.
“Qëllimi jonë është që të lidhemi me rajonin dhe këto projekte janë tepër të rëndësishme për ne“, deklaroi Mihajloviq, ministre e infrastrukturës në Serbi.
Delegacioni i Bankës Botërore ndërkohë përbëhej nga zyrtarë të lartë të institucionit, të cilët përfaqësojnë një sërë rajonesh.
Në qendër të vëmendjes ka qenë edhe infrastruktura hekurudhore. Beogradi e ka vendosur si prioritet zhvillimin në këtë drejtim pasi kërkon të futet në rrjetin europian të transportit hekurudhor.